Deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha është bërë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
Pasi votoi edhe në raundin e dytë, Hoxha ka shfrytëzuar kohën sa po votonin edhe deputetët e tjerë për të bërë një “selfie” me Osmanin.
Të dy u dukën shumë të afërt pasi votuan në raundin e dytë.
Ndryshe, vota e Hoxhës ishte shumë e rëndësishme për të bërë kuorumin e dy raundeve.