Site icon Telegrafi

Pas vonesave dhe debateve, hapet çerdhja në Haraçinë

Për 115 fëmijët e Komunës së Haraçinës, pas shumë vonesave u hap zyrtarisht çerdhja. Sipas banorëve, Haraçinës i ka munguar shumë hapja e çerdhes në këtë komunë.

“Njëra mbesë është në çerdhe e njëra në klasë të parë. Me shumë gëzim të madh e kemi pritë hapjen e kësaj çerdheje dhe nevojë kishim që moti të hapet por ja tani erdhi edhe dita. Shumë i ka munguar Haraçinës”, tha një banor i Haraçinës.

“Këtë çerdhe Haraçina u desh ta ketë para 20 viteve por tani shpresoj të jemi më mirë. Ka nevojë edhe për një por si fillim është mirë”, u shpreh një tjetër banor i Haraçinës.

Mungesën e hapjes së çerdhes në Haraçinë më së shumti e kanë pësuar të punësuarit nëpër institucione në Shkup, disa prej të cilëve ishin detyruar të shpërngulen përkohësisht nga fshati për shkak të mungesës së çerdhes për fëmijët e tyre./Alsat/

Exit mobile version