Kongresi i zakonshëm i Federatës Evropiane e Futbollit (UEFA) ku do të diskutohet edhe për pranimin e Kosovës, nuk do të mbahet më 23 mars.
Kështu së paku kishte njoftuar më herët nga vetë shtëpia evropiane e futbollit.
Rrjedhimisht me këtë edhe është shtyrë pranimi i Kosovës, e cila kërkesë është dashur të procedohet në kongresin e marsit të vitit të ardhshëm.
Mbetet të shihet se kur do të mbahet kongresi i ardhshëm, ndërsa zyrtarët e futbollit kosovar janë të bindur për pranim në këtë organizatë evropiane të futbollit. /Telegrafi/