Site icon Telegrafi

Pas vërshimeve në Skenderaj, fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen vetura e mjete tjera të shkatërruara

Disa objekte banimi, ekonomi familjare (biznese), toka bujqësore dhe shumë vetura të qytetarëve në Komunën e Skenderajt janë përfshi nga vala e madhe e vërshimeve të cilat kanë ardhur si pasojë e reshjeve të shiut.

Përmes disa fotografive që ka siguruar Telegrafi shihet se si nga vërshimet uji ka dëmtuar disa vetura gjatë ditës së enjte.

Po ashtu për Telegrafin ka folur edhe kryetari i Komunës së Skenderajt i cili ka thënë se nga vërshimet janë evakuuar rreth 120 familje.

Sipas tij, dëmet janë shumë të mëdha si në infrastrukturë, në ekonomi familjare dhe në biznese.


“Sot gjendja është më stabile, niveli i ujit ka rënë dukshëm, është i qetë dhe reshjet janë ndal, por dëmet janë shumë shumë të mëdha, si në infrastrukturë, si në ekonomi familjare, biznes. Vlerësohet me miliona dëme që janë të shkaktuara”, ka thënë ai.

Ndryshe, vërshimet e mëdha nga reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa komuna të Kosovës, si në objekte banimi, toka bujqësore dhe bllokimin e shumë rrugëve.

Gjendja më e vështirë është raportuar në Komunën e Skenderajt, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut, ku shumë familje kanë dal nga shtëpitë e tyre për ta kaluar natën tek familjarët e të afërmit e tyre, për shkak se objektet e tyre të banimit janë vërshuar nga uji. /Telegrafi/

Exit mobile version