Kandidatja për deputete e ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla ka reaguar për herë të parë pasi që emri i saj është përmendur së fundi për një skandal me vota në QNR.
Në një postim në Faceebok, ajo ka mirëpritur vendimin e PZAP-së që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat dhe nga diaspora, për kandidatët e partisë së saj AAK.
“Duartrokas vendimin e PZAP-së, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar Haradinaj- Stublla.
“Përsëris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike, që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara dhe t’u jepet fund shpifjeve, fyerjeve dhe shantazheve në adresën timen dhe të familjes sime”, ka shkruar Haradinaj- Stublla. /Telegrafi/.