Site icon Telegrafi

Pas vendimit të PZAP-it, në rinumërim pritet të shkojnë më shumë se 50 për qind e vendvotimeve të përgjithshme

Nga 2 mijë e 547 vendvotime sa ishin në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë edhe 1 mijë e 472 vota.

Me vendimin e sotëm të PZAP-it i bie që KQZ të rinumërojë më shumë së gjysmën e vendvotimeve.

Lexo po ashtu PZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1 mijë e 472 vendvotime

Po ashtu PZAP sot ka marrë vendim që të pranojë edhe ankesën e koalicionit Nisma – AKR – PD, dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

PZAP bën të ditur se 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara, 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara, 1 ankesë konstatohet e tërhequr./Telegrafi/

Exit mobile version