Site icon Telegrafi

Pas vendimit të Gjykatës, Haradinaj e Koci “e pinë nga një gotë” në Francë (Foto)

Avokati Arianit Koci në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihen së bashku me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Fotografia e këtyre dyve vjen menjëherë pas vendimit të fundit të Gjykatës në Colman të Francës, e cila ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë, por me kusht që të mos dalë nga Franca dhe dy herë në javë të lajmërohet tek autoritetet.

Kjo situatë do të vazhdojë derisa të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim të Haradinajt.

Ndryshe, autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”. /Telegrafi/

Exit mobile version