Telegrafi

Pas vendimit skandaloz, Ivanov sot “do ti shëtis” Pahor dhe Kitaroviq në kufi

Pas vendimit të mbrëmshëm skandaloz për falje të përgjithshme, presidenti Gjorgje Ivanov së bashku me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Kolinda Grabar Kitaroviq, sot do ta vizitojë gurin kufitar 59 në kufirin Maqedoni-Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata do ta vizitojnë edhe qendrën transitore „Vinojug“, ku do të kenë takim me policët nga Sllovenia dhe Kroacia të cilët u ndihmojnë forcave të sigurisë të Maqedonisë në trajtimin e problemit me emigrantët dhe refugjatët/Telegrafi/