Telegrafi

Pas vdekjes së mjekut amerikan, në garazhin e tij zbulohen 2.400 fetusë – rrëfimi rrëqethës në Indiana merr epilog

Në varrezat e Indiana në SHBA janë varrosur më shumë se dymijë fetusë, që gjatë vitit të kaluar u gjetën brenda garazhit të një mjeku në periferi të Chicagos.

Në varrim kanë marrë pjesë rreth 200 persona, kurse fjalimin e ka mbajtur gjykatësi i këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Në garazh dhe veturën e mjekut Ulrich Klopfer janë gjetur 2,411 fetusë, e këtë zbulim rrëqethës e kanë bërë familjarët e mjekut që morën pjesë në varrimin e tij në shtator të vitit të kaluar.

Besohet se bëhet fjalë për abortet që Klopfler i kishte kryer gjatë periudhës 2000-2003, por hetuesit nuk dëshirojnë të zbulojnë se si kanë ardhur deri te ky informacion, duke pranuar vetëm se Klopfer abortet nuk i kishte kryer në shtëpinë e tij.

Siç raporton CNN, fetusët janë gjetur në qeset e vogla të najlonit. /Telegrafi/