Site icon Telegrafi

Pas vdekjes së Lennart Johanssonit, Agim Ademi nga kongresi i FIFA-s: Futbolli humbi një vizionar të madh

Krerët e FFK-së, Agim Ademi, president, Bakir Burri, nënkryetar dhe Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 69-të të FIFA-s, i cili po mbahet në Paris.

Në këtë kongres do të votohet për mandatin e ri 2019-2023 për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, derisa ndër pikat kryesore është edhe propozimi për të rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Katar 2022” nga 32 në 48.

Ndërkohë, ka ndërruar jetë ish-presidenti i UEFA-s, Lennart Johansson, në moshën 89-vjeçare. Ai ishte njeriu i parë që e themeloi Ligën e Kampionëve në vitin 1992.

Lexo po ashtu Bota e futbollit në zi: Ndërron jetë themeluesi i Ligës së Kampionëve, Lennart Johansson

I pari i futbollit të Kosovës i ka shprehur ngushëllim presidentit të FIFA-s, UEFA-s si dhe federatës së Futbollit të Suedisë.

I nderuari president i FIFA-s, Gianni Infantino
I nderuari president i UEFA-s, Aleksander Čeferin
I nderuari president i FF të Suedisë, Karl-Erik Nilsson

Me pikëllim të madh e mora lajmin për vdekjen e ish-zëvendëspresidentit të FIFA-s dhe ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson, andaj më lejoni që në emër të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut që i dha shumë futbollit evropian dhe atij botëror.

Lennart Johansson ka qenë shembull i frymëzimit e entuziazmit për punë si dhe një lider e vizionar i madh i futbollit.

Ne në Kosovë do ta kujtojmë atë gjithmonë si një mik të madh, i cili dha kontribut të çmuar për Federatën tonë në kohën kur ende nuk ishim anëtar të UEFA-s e FIFA-s, pasi ishte njeriu i parë nga drejtuesit e futbollit që ia hapi dyert drejtuesve të Federatës tonë për t’i dëgjuar brengat tona dhe na udhëzoi në rrugën e duhur drejt realizimit të objektivit. /Telegrafi/

Exit mobile version