Telegrafi

Pas vdekjes së ish-bashkëshortes, P.Diddy: Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër

Kim Porter ditë më parë ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.

Aktorja vdiq pas një sëmundje gripale që iu shndërrua në një pneumoni, thuhet në raportet e para hetimore.

Ish-bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve të saj, reperi P. Diddy është i shkatërruar nga ky lajm.

Ai së fundi i ka bërë një dedikim mjaft prekës duke thënë se nuk e di se çfarë do të bëj pa të në këtë botë.

“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty, do të përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme”.

“Ishim më shumë se miq të ngushtë, ishim më shumë sesa shpirtra binjakë. Ishim një gjë tjetër!”, ka shkruar reperi duke i bashkangjitur edhe një video e cila ka prekur të gjithë ndjekësit e tij.

Ndryshe, Diddy dhe modelja ishin të martuar për 13 vite rresht, kur në fund u shkurorëzuan në vitin 2010.

Dyshja kanë mbajtur marrëdhënie të mira në saje edhe të përkujdesjes së përbashkët që kishin për tre fëmijët e tyre. /Telegrafi/