Site icon Telegrafi

Pas vdekjes së burrit, njoftimi në gazetë zbulon sekretin shumëvjeçar (Foto)

Një rastësi i çuditshme që ka nxjerrë në dritë një sekret. Dy gra, njëra bashkëshortja dhe tjetra dashnorja, kanë shkruar nekrologjinë e një burri që kishte ndërruar jetë. Por, asnjëra prej tyre nuk e dinte për ekzistencën e tjetrës. Nekrologjitë janë “përplasur” në të njëjtën faqe gazete, me të njëjtën foto.

Lexo po ashtu Peshkatari "hap barkun" e peshkaqenit - çfarë ai gjen brenda është tronditëse (Video,+16)

Leroi Bill Black, 50 vjeç, nga Nju-Xhersi, kishte ndërruar jetë dhe gratë që e kanë dashur vendosën t’i bëjnë një nekrologji të shkurtër në gazetën “Press of Atlantic City”. Kjo koincidencë bëri xhiron e botës brenda pak orësh falë rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Ka diçka të frikshme në këtë fotografi! (Foto)

Në njoftimin e saj, gruaja që e quan veten “e fejuara e përjetshme” përmend shumë prej të afërmve të të ndjerit, por jo gruan e tij. Shumë prej komentueseve në rrjetet sociale shprehen të keqardhur për të dyja gratë e plot të tjerë gjejnë rastin të bëjnë humor. /Shekulli/

Exit mobile version