Telegrafi

Pas vdekjes së babait të saj, Enca: E kam shumë të vështirë të flas për gjëra që i kam kaq afër zemrës

Enca (Foto: Instagram)

Dje (e mërkurë) u njoftua se babai i këngëtares Enca Haxhia ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Lajmi u përhap në të gjitha mediat shqiptare, ndërsa sot ka bërë një reagim në rrjetet sociale edhe vet këngëtarja.

Ajo falënderon të gjithë ata që e ngushëlluan dhe ndan një video të këngës së saj “Baladë”.

“Falënderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës ndaj po e lë me kaq”, ka shkruar 24-vjeçarja në reagimin e saj në InstaStory.

Lexo po ashtu Vdes babai i këngëtares Enca Haxhia

“Nuk o si dje, deti ke blu dhe qielli me re. Flisnim për të ardhmen çfarë ndodhi me ne. Unë jam hala ama ti nuk je… Kurrë nuk do të harroj”, ka shkruar në tjetrin postim artistja shqiptare.

Enca (Foto: Instagram)

Babai i Encës (64-vjeçar) la pas bashkëshorten, Entelën, dhe dy vajzat, ndërkohë që këngëtarja dhe tashmë aktorja e ka përmendur shpesh të atin nëpër intervista, si një nga njerëzit që e ka mbështetur tejet shumë në karrierën e saj. /Telegrafi/