Site icon Telegrafi

Pas vdekjes së babait, Kadri Veseli arrin në Kosovë

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Gjykata Speciale përmes një përgjigje me shkrim.

Zëdhënësja Angela Griep ka thënë se për shkak të arsyeve humanitare që lidhen me vdekjen e babait të tij, Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka lejuar vizitën e Veselit.

“Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli, për të ndarë pikëllimin me familjen e ngushtë në kohën e zisë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka deklaruar Griep.

Lexo po ashtu Vdes babai i Kadri Veselit

Ndryshe tre ditë më parë në moshën 94 vjeç ndërroj jetë Fazli Veseli, babai i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version