Këngët e këngëtares amerikane, Aretha Franklin u promovuan shumë shpejt në top listat e shërbimit iTunes pas lajmit të vdekjes së saj.
Albumi i këngëtares së ndjerë, “30 Greatest Hits” ishte në radhë të parë duke shtyrë albumin e ri të reperes Nicky MInaj, ndërsa këngën “Respect”, mori vendin e dytë në listën e e këngëve, njoftoi AP.
Në mesin e 40 këngëve në listë janë “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman”, “Think”, “Chain of Fools” i “I Say A Little Prayer”.
“Mbretëresha e Solu” vdiq të enjten në moshën 76-vjeçare, pranë familjare në shtëpinë në Detroit.
Këngëtarja viteve të fundit po luftonte me sëmundjen e rëndë të kancerit që e kishte treguar për herë të parë vitin e kaluar.
Aretha Franklin, një nga këngëtarët më të respektuar në historinë amerikane, vuajti nga kanceri pankreatik.
Ndryshe, shumë personalitete vendore dhe botërore kanë theksuar se ishte humbje e madhe për botën e industrisë së muzikës. /Telegrafi/