Telegrafi

Pas vdekjes, ragbisti dhuron trurin dhe shpinën për hulumtime shkencore

Ragbisti anglez, James Graham ka vendosur që pas vdekjes t’ia fal trurin shkencëtarëve për të mbledhur sa më shumë informacion sa i përket pasojave që përjetojnë lojtarët e këtij sporti.

“Të gjithë lojtarët e ragbit së paku kanë pësuar një lëndim gjersa disa kanë dëmtime të përhershme. Kur vdes, do t’i dhuroj gjithçka universiteteve, në mënyrë që të hulumtohen rastet dhe pasojat në sportin tonë “, tha Graham.

“Problemet janë zbuluar nga shumë lojtarë të ragbit dhe ne duhet të ngrisim zërin. Edhe unë pata disa dëmtime në kokë dhe tru, kështu që e di saktësisht se çfarë duket bërë. Kur vdes, trurin dhe shpinën do t’ia dhurojë Universitetit të Sidneyt”, shtoi ai.

Nuk është risi që një atlet i jep organet pas vdekjes për hulumtime shkencore.

Kujtojmë se kështu veproi ish-garuesi i garave me vetura Nascar, Dale Earnhardt Jr. dhe futbollist i Brand Chastain. /Telegrafi/