Telegrafi

Pas vdekjes, aktori Ray Liotta nderohet me yllin e “Hollywood Walk of Fame”

Foto: AP

Ray Liotta është nderuar me një yll në “Hollywood Walk of Fame” pas vdekjes së tij në moshën 67-vjeçare.

Ylli i “Goodfellas” u kujtua si një ‘aktor i rrallë’, në ceremoninë e zhvilluar të premten në Los Angeles.

Liotta, i cili u shfaq në “Something Wild” dhe “Hannibal” mes shumë filmave të tjerë, vdiq më 26 maj të vitit të kaluar.

Foto: Shutterstock

I ndjeri shkëlqeu si në komedi ashtu edhe në dramë gjatë karrierës së tij, me më shumë se 60 filma artistikë, gjersa projekti i tij i fundit “Cocaine Bear” u publikua në kinema në ditën kur u zbulua ylli i tij.

Lexo po ashtu Njëzet yjet ndërkombëtar që humbëm në vitin 2022

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe familja e aktorit tashmë të ndjerë, përfshirë edhe të fejuarën e tij, Jacy Nittolo.

Foto: Shutterstock

Vajza e artistit, Karsen Liotta, pranoi yllin në emër të tij.

“Nuk mund të jem më krenare për të. Ai ishte një aktor i veçantë dhe miku, vëllai e babai më i mirë që dikush mund të kërkonte”, u shpreh ajo.

Foto: Getty Images

“Nëse keni një Ray në jetën tuaj, jeni me fat. Faleminderit për punën tuaj dhe për gjurmën që keni lënë tek unë dhe të gjithë ata që ju duan”.

Ajo shtoi: “Të gjithë meritojnë një Ray në jetën e tyre”. /Telegrafi/

Foto: Reuters