Pasi që uragani Irma goditi Floridën duke bërë që të mbytën shumë vendbanime, në një rrugë u shfaqen disa pamje jo të zakonshme.
Në fakt, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aligator i cili shëtitet lirshëm rrugëve, gjë që ka shkaktuar panik në mesin e banorëve lokalë.
Megjithatë, këto krijesa nuk janë vetëm një rrezik për të cilin banorët e Floridës duhet të tregojnë kujdes.
Autoritetet kanë paralajmëruar se pas uraganit, edhe gjarpërinjtë janë duke lëvizur lirshëm nëpër zonat e banimit.
Gjithashtu, sipas autoriteteve, edhe një numër i kafshëve të egra kanë mundur të lirohen shkaku i uraganit. /Telegrafi/
Alligator spotted in southern Florida as storm surges take the city… #flooding #StormSurges #irma #hurricaneirma pic.twitter.com/41EpqIx09I
— WEATHER/ METEO WORLD (@StormchaserUKEU) September 11, 2017