Site icon Telegrafi

Pas uljes së akcizës dhe TVSH-së, KRRE i publikon çmimet e reja të karburanteve në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit, me ç’rast u bë harmonizimi me ndryshimet nga Ligji i Akcizave dhe ndryshimet nga Ligji i Tatimit të Vlerës së Shtuar.

Çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 7,82% në raport me vendimin e datës 10.03.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 6,50
denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 9,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 3,785 denarë/kilogram dhe do të jetë 56,784 den/kg.

Nga data 13.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 86,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 88,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 88,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 83,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 56,784 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,814%, te nafta për 2,204%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje mesatarisht për 2,489% dhe te mazuti rritje mesatarisht për 0,47%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar është më i ulët për 0,189%.

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi nga ora 00:01 e datës 13.3.2022.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar./Telegrafi/

Exit mobile version