Para disa ditëve, Pep Guardiola udhëtoi drejt Barcelonës për të marrë pjesë në konferencën e Sergio Agueros, teksa ky i fundit i dha fund futbollit pasi vuante problemet kardiake.
Por ky udhëtim mund t’i kushtë trajnerit spanjoll, pasi Liga Premier dhe e gjithë Evropa po përballen me COVID-19 dhe variantin e saj Omicron.
Në testimin e fundit, tekniku i Manchester City nuk mori një përgjigje definitive teksa testi nuk ia doli ta përcaktonte gjendjen e 50-vjeçarit.
Në këtë formë, për të shmangur çdo dyshim dhe rrezik të mundshëm, Guardiola ka anuluar konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat me Newcastle.
Tekniku do t’i nënshtrohet një testi të dytë për të kuptuar më mirë gjendjen e tij, ndërsa vlen të theksohet se në futbollin britanik ka një alarm sa i përket infektimeve.
The kick-off time for our game against Newcastle United on Sunday has been altered by the Premier League.
⬇️ DETAILS ⬇️
— Manchester City (@ManCity) December 17, 2021
Deri tani janë shtyrë shumë ndeshje dhe klubet po mendojnë t’i mbyllin para kohe aktivitetet e këtij viti. /Telegrafi/