Telegrafi

Pas U Ultra, HTC sjell edhe modelin tjetër U Play

Fillimisht HTC lansoi modelin U Ultra, ndërsa tani kompania tajvaneze ka lansuar edhe modelin tjetër të quajtur HTC U Play.

HTC U Play vjen me një ekran me diagonalen prej 5.2 inç që ka një rezolucion të plotë HD prej 1920 x 1080 pikselësh dhe procesorin e MediaTek Helio P10.

Pajisja është në dispozicion me opsionet mes 3GB RAM dhe 32GB memorie ose 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme si dhe portin e microSD për zgjerim të hapësirës.

Telefoni i ri i HTC është i pajisur me kamerën e pasme me 16MP me BSI auto fokus dhe në pjesën e përparme ka një kamerë me 16MP me UltraPixel. U Play gjithashtu vjen me një bateri me 2500 mAh.