Site icon Telegrafi

Pasi u shpall fajtor në 34 akuza, reagon për herë të parë Donald Trump

Donald Trump e ka filluar ditën e parë të plotë si një kriminel i dënuar në një mënyrë që do të jetë e njohur për ndjekësit e rregullt të republikanëve – me një zhurmë të zemëruar, të mbushur me shkronja të mëdha në internet.

Në një mesazh të gjatë në platformën e tij “Truth Social”, ai kërkoi të minimizonte provat në gjyq – duke pretenduar se “nuk ishte i përfshirë” në shkrimin e “shpenzimeve ligjore” në të dhënat e biznesit dhe duke shprehur mosbesimin se një gjë e tillë do të konsiderohej krim.

Lexo po ashtu A mund të kandidojë Trump për president, nëse dënohet?

“Kontabilisti im e quajti ‘Shpenzime Ligjore’, në linjën e përshkrimit ‘të vogël’ të librit, një ‘shpenzim ligjor’, i paguar për avokatin tim, në atë kohë avokat plotësisht i akredituar dhe kredibil. Unë nuk isha i përfshirë në atë emërtim, por si do ta kishit quajtur tjetër ndryshe, në fakt, një shpenzim, ky është i ashtuquajturi ‘krim’”.

Ish-avokati i presidentit amerikan, Michael Cohen, ishte përgjegjës për kryerjen e pagesës për yllin e porno filmave, Stormy Daniels, e cila u pagua për të heshtur në prag të zgjedhjeve të 2016-ës.

Duke iu referuar kësaj, Trump shtoi se “avokati im, në atë kohë, bëri praktikisht gjithçka në lidhje me NDA (marrëveshje për mos zbulimin) dhe supozova se ajo që bëri ishte e saktë”.

Lexo po ashtu Trump u shpall fajtor – por a mund të përfundojë ish-presidenti amerikan në burg?

Trump tha se ai nuk bëri “asgjë të gabuar” dhe tha se NDA-të janë “standarde, të përdorura zakonisht dhe ligjore”.

“Nëse më ndodhi mua, mund t’ju ndodh edhe juve!”, shkroi ai.

Ndryshe, Trump u shpall fajtor në 34 akuza gjersa më 11 korrik do të dihet forma se si do të dënohet – burg apo para ose te dyja. /Telegrafi/

Exit mobile version