Gjatë ditës së sotme (e shtunë) kemi patur mundësinë që të shohim një fotografi të mrekullueshme të këngëtares Tuna, e cila shfaqte barkun e saj të rrumbullakosur, teksa Patrisi e ledhatonte rreth tij.
Një fotografi mbreslënëse vetëm në ngjyrat bardhë e zi, bëri që Tuna dhe Patrisi të marrin vëmendjen e gjithë opinionit, duke u uruar kështu për pritjen e ëmbël.
“Mëngjeset si ky ia vlejnë çdo pritje” shkruante Tuna në fotografinë e publikuar në mëngjes, gjersa mbrëmja si duket ishte rezervuar për një tjetër fotografi familjare, kësaj radhe nga Patrisi.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dhe Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet sërish duke i ledhatuar barkun Tunës, gjersa në mbishkrimin e fotografisë shkruan fjalët emocionuese: “Frymoj me ju të dy”.
Mesa duket çifti janë duke përjetuar momentet më të lumtura të jetës së tyre, teksa shijojnë pritjen e ëmbël. /Telegrafi/