Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ali Berisha pas tubimit të sotëm të partisë së tij në Pejë, ka folur në cilësinë nikoqirit, si kryetar i degës së këtij subjekti, ku ka falënderuar qytetarët pejan për pjesëmarrje në tubim.
Berisha ka kujtuar se edhe rrugëtimi fillestar i kandidatit për Presidentit Haradinaj ka filluar në Pejë.
“Peja nuk harron. Presidenti i ardhshëm, Komandanti i ardhshëm Suprem i Forcave të Armatosura, Ramush Haradinaj sot dridhi Pejën, qytetin që e mbajti të bashkuar, qytetit që i dha shumë si Kryeministër, Pejën që e do me zemër”, shkruan ndër të tjera ai në Facebook.
Ali Berisha në disa mandate ishte Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së ndërsa për një mandat ishte zëvendësministër i parë i shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Në vitet 2008-2013 ishte kryetar i Komunës së Pejës, i zgjedhur me votë të drejtpërdrejt.
Ai tani garon edhe për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Peja nuk harron. Presidenti i ardhshëm, Komandanti i ardhshëm Suprem i Forcave të Armatosura, Ramush Haradinaj sot dridhi Pejën, qytetin që e mbajti të bashkuar, qytetit që i dha shumë si Kryeministër, Pejën që e do me zemër.
Sot filloi festa e Aleancës, këtu ku lindi Aleanca. Sot në Pejë po i japim FORCË KOSOVËS, po i japim frymë fitores madhështore drejt ndryshimit të sigurtë për atdheun tonë.
Rruga e Presidentit Haradinaj ka filluar në Pejë!
NE JEMI FORCA E ALEANCËS!
NE JEMI FORCA E KOSOVËS!
#135 . /Telegrafi/