Telegrafi

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Shaqiri feston me Lovrenin dhe Salahun

Xherdan Shaqiri e ka shijuar triumfin e dytë në Ligën e Kampionëve, pasi sot (1 qershor) Liverpooli e ka mposhtur Tottenham Hotspurin me rezultat 2-0.

Anësori shqiptar për herë të parë e kishte fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2013 me Bayern Munichun, ndërsa sonte e ka shijuar për herë të dytë nën fanellën e ‘The Reds’.

Shaqiri u transferua në verën e kaluar te Liverpooli, duke e mbyllur kështu sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u kurorëzuar me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Anësori i Liverpoolit është njëherësh lojtari i parë shqiptar që e fiton Ligën e Kampionëve, pasi deri më tani askush nuk ka arritur ta fitojë të paktën një herë, ndërsa ai e bëri për të dytën herë.

Shaqiri shihet duke e festuar triumfin në Madrid me Dejan Lovrenin dhe Mohamed Salahun, ndërsa në një video tjetër shihet duke festuar edhe me lojtarët e tjerë të Liverpoolit. /Telegrafi/