Telegrafi

Pas triumfit ndaj Llapit, Domgjoni: I lumtur me golin, por më shumë me fitoren

Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prizrenasit kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin “Zahir Pajaziti” kundër Llapit me rezultat 2-0.

Golashënues për bardhezinjtë ishin mbrojtësi David Domgjoni dhe sulmuesi, Artur Magani.

Festa e lojtarëve prizrenas në zhveshtore

Pas takimit për Telegrafin ka folur 21-vjeçari Domgjoni, i cili ndihet i kënaqur me paraqitjen personale dhe të ekipit.

“Jam shumë i lumtur me realizimin e golit, i cili erdhi në momentin vendimtar të lojës. Por, rëndësi ka më shumë fitorja e ekipit duhet të vazhdojmë të punojmë fort dhe me përkushtim çdo ditë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe bëmë detyrën ndaj një rivali direkt. Tash fillon gara e vërtet në ndeshjet e ardhshme”, ka pohuar lojtari i Tiranës i huazuar te prizrenasit.

Pas kësaj fitore, Liria ngjitet në vendin e tretë me 37 pikë të mbledhura, ndërsa Llapi renditet në pozitën e gjashtë me 34 pikë.

Lexo po ashtu Liria ia shkakton humbjen e katërt radhazi Llapit, prizrenasit fitojnë në udhëtim dhe ngjiten në vendin e tretë

Theksojmë se takimin e radhës Liria do të pres para shikuesve të vetë Vëllaznimin ndërsa llapjanët do të mirëpresin Vllazninë e Pozheranit. /Telegrafi/