Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Prizrenasit kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin “Zahir Pajaziti” kundër Llapit me rezultat 2-0.
Golashënues për bardhezinjtë ishin mbrojtësi David Domgjoni dhe sulmuesi, Artur Magani.
Pas takimit për Telegrafin ka folur 21-vjeçari Domgjoni, i cili ndihet i kënaqur me paraqitjen personale dhe të ekipit.
“Jam shumë i lumtur me realizimin e golit, i cili erdhi në momentin vendimtar të lojës. Por, rëndësi ka më shumë fitorja e ekipit duhet të vazhdojmë të punojmë fort dhe me përkushtim çdo ditë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe bëmë detyrën ndaj një rivali direkt. Tash fillon gara e vërtet në ndeshjet e ardhshme”, ka pohuar lojtari i Tiranës i huazuar te prizrenasit.
Pas kësaj fitore, Liria ngjitet në vendin e tretë me 37 pikë të mbledhura, ndërsa Llapi renditet në pozitën e gjashtë me 34 pikë.
Theksojmë se takimin e radhës Liria do të pres para shikuesve të vetë Vëllaznimin ndërsa llapjanët do të mirëpresin Vllazninë e Pozheranit. /Telegrafi/