Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2018”.
Nga 19 shtete garuese gjithsej, 10 prej tyre kanë arritur të kualifikohen për në finalen e madhe, ndër to edhe Shqipëria.
Pas tri vitesh mungesë në finale të festivalit evropian të këngës, Shqipëria me këngën “Mall” e interpretuar nga këngëtari Eugent Bushpepa, ka arritur të sigurojë votat e duhura për tu kualifikuar në natën e madhe.
Finalja e “Eurovision 2018” do të mbahet më 12 maj, ku do të zhvillohet gara mes 26 shteteve.
Hera e fundit kur Shqipëria ka prekur finalen para kësaj, ka qenë në vitin 2015 me këngën “I’m Alive” , interpretuar nga Elhaida Dani, e cila u rendit në vendin e 17-të. /Telegrafi/