Site icon Telegrafi

Pas tri vitesh, Don Phenom sjell pjesën e dytë të “Twerkirate”

Reperi i njohur nga Shqipëria, Don Phenom, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Twerkirate 2” mban titullin kënga e re, e cila duket se është një vazhdim i “Twerkirate” që e solli para tri vitesh, gjegjësisht më 30 qershor të vitit 2017.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa nuk kanë munguar skenat provokuese në klip.

Don Phenom (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për muzikën u përkujdes Dren “Gawd Producer” Kaleci.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Don Phenom

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Yorkie në bashkëpunim me Earle Holder.

Për videon është kujdesur off Jimmer që tanimë e gjeni të plotë edhe në kanalin e reperit në platformën e popullarizuar, YouTube.

Edhe ky projekt i Don Phenomit pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku, marrë parasysh se deri më tani ka fituar një numër të madh të fansave. /Telegrafi/

Exit mobile version