Telegrafi

Pas tri dështimeve Interi kthen sytë kah Jardim

Interi ka filluar të mendojë për trajnerin e Monacos, Leonardo Jardim, pasi që  Antonio Conte, Diego Simeone dhe Mauricio Pochettino, duken alternativa të dështuara.

Sipas Le Parisien, Nerazzurrët pas larguan Stefano Piolin janë futur në treg fuqishëm për ta marrë një trajner të nivelit të lartë.

Ata kishin tri zgjidhje. Conte, Simeone dhe Pochettino ishin në krye të listës, por të tre dëshirojnë të vazhdojnë me klubet e tyre si Chelsea, Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Le Parisien shkruan se trajnerit të Monacos, Jardim, i është bërë ofertë prej 5 milionë euro dhe kontratë deri në vitin 2019.

Trajneri 42-vjeçar që është portugez ka lindur në Venezuela, ndërsa më parë ka qenë trajner edhe i Olympiacos.

Ai e nisi punën në Stade Louis II në vitin 2014 dhe tani është afër titullit të kampionit.

Tjetër konkurrent për stolin e Interit është Luciano Spalletti. /Telegrafi/