Telegrafi

Pas tri dekadash rikthehen protagonistët e “Karate Kid” (Foto/Video)

William Zabka portretizoi rolin e Johnny Lawrence

Një brez i tërë janë rritur me filmin “Karate Kid” dhe sigurisht që do ta shihnin me shumë kureshtje rikthimin e dy personazheve kryesorë të filmit, Ralph Macchio dhe William Zabka, në rolet e tyre ikonike të Daniel LaRusso dhe Johnny Lawrence, tash kur kanë kaluar më shumë se tri dekada.

Producentët ekzekutivë të filmit premtojnë se fansat e filmit origjinal të vitit 1984 duhet të presin mjaft ngjashmëri.

Ralph Macchio para 30 vitesh luajti rolin e Daniel LaRussos

Macchio do ta përsërisë rolin e LaRussos në filmin “Cobra Kai”, i cili do të jepet premier në YouTube Red në vitin 2018.

Rreth 10 episode do të transmetohen në këtë kanal, me ç’rast ‘djali i karatesë’ (tash 55 vjeç) do të vihet përballë kundërshtarit të tij Lawrence (Zabka).

William Zabka portretizoi rolin e Johnny Lawrence

“Si të gjithë që jemi rritur në vitet e tetëdhjeta, jemi fansa të mëdhenj të ‘The Karate Kid’”, thuhet në deklaratën e tyre, duke shtuar se “Cobra Kai do të jetë një vazhdimësi e vërtetë e filmit origjinal, ku i shtohen komedi, zëmër dhe skena ndeshjesh drithëruese”. /TCH/Telegrafi/