Telegrafi

Pas tre orësh përpjekje, e nxorën drerin që kishte hyrë në shtëpi

Por, ishte pikërisht kafsha prej afro 300 kilogramësh, që kishte hyrë në shtëpinë e tij, përmes dritares, që është e mbyllur me material plastik.

Dreri duke lëvizur në dhomën e ditës, është bllokuar në skaj, duke mos ditur nga të dal.

Në shtëpinë që ndodhet në Idaho të Shteteve të Bashkuara, është dashur të shkojnë forcat e rendit, sepse ai është frikësuar nga dreri.

Ky i fundit, ka filluar të bëhet i dhunshëm, sepse nuk e ka njohur ambientin, derisa policët i janë dukur si sulmues të mundshëm.

Duke u mbrojtur me dyshek, policët i kanë dhënë drejtim drerit, derisa e kanë nxjerrë nga kati i parë i shtëpisë.

Përpos dëmeve materiale, nuk është lënduar asnjë polic. /Telegrafi/