Site icon Telegrafi

Pas tre muajsh në spital, ndërron jetë basisti Steve Mackey

(Foto: Redferns)

Basisti i grupit “Pulp”, Steve Mackey, ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar familja e muzikantit, ndërsa gruaja e tij, Katie, ka bërë një njoftim në rrjetet sociale të enjten duke treguar se ai kishte qëndruar në spital në tre muajt e fundit, por nuk e ka bërë të ditur sëmundjen nga e cila ka vuajtur.

“Pas tre muajsh në spital, duke luftuar me gjithë forcën dhe vendosmërinë, jemi të tronditur dhe të shkatërruar që i kemi thënë lamtumirë burrit tim të shkëlqyer, të bukur, Steve Mackey”.

“Steve vdiq sot, një humbje që më ka lënë mua, djalin e tij Marley, prindërit Kath dhe Paul, motrën Michelle dhe shumë miq zemërthyer. Steve ishte njeriu më i talentuar që kam njohur ndonjëherë, një muzikant, producent, fotograf dhe regjisor i jashtëzakonshëm”.

Lexo po ashtu Albumi që shënoi një epokë

“Do të doja të falënderoja nga zemra të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që punuan pa u lodhur për Steve. Do të më mungojë pa masë. Familja kërkon privatësi në këtë moment”, ka shkruar ajo.

Muzikanti nga Sheffieldi ka punuar në shumë hite të grupit “Pulp, të cilit iu bashkua në vitin 1989, duke përfshirë “Common People”, “Disco 2000” e “Lipgloss”. /Telegrafi/

(Foto: Getty)
Exit mobile version