Në zgjedhjet e djeshme lokale në Shqipëri, të cilat u bojkotuan nga opozita, kryetari i deritanishëm i Tiranës Erion Veliaj, nga koalicioni “Aleanca për Shqipëri Evropiane”, e ka fituar mandatin e dytë.
Në Komunën e Pustecit, gjithashtu ka fituar kandidati i socialistëve Pali Kolevski, i cili ka marrë 1505 vota, kundrejt 859 votave që ka marrë kandidati i Partisë Maqedonase për Intengrme Evropiane, e kryetarit të deritanishëm Edmond Temellko. Në Komunën e Pustesit ka pasur edhe dalje më të madhe në zgjedhje, gjegjësisht 55.44 përqind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se zyrtarisht dalja në zgjedhjet e mbrëmshme në Shqipëri ka qenë 21.67 përqind, nga gjithsej 3.5 milionë votues.
Mbrëmë vonë kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për fitore të koalicionit të “Aleancës për Shqipëri Evropiane.
Ai tha se këto kanë qenë zgjedhjet më të vështira, duke shtuar se është i hapur për dialog me opozitën.
Zgjedhjet në Shqipëri i kanë ndjekur 1800 vëzhgues vendor dhe të huaj./Telegrafi/