Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kirgistanit ka marrë vendim për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 4 tetorit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi për të anuluar rezultatet e votimit u mor me qëllim që të “parandalojë tensionin” në vend, tha kreu i Komisionit, Nurzhan Shaildabekova për agjencinë e lajmeve Interfax.
Një vendim i tillë ka ardhur pasi protestuesit në Kirgistan bënë thirrje për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të vendit.
Ata madje kanë depërtuar në ndërtesën e parlamentit në kryeqytetin, Bishkek.
Siç ishte raportuar, përcjell Telegrafi, janë parë njerëz në zyrën e presidentit Sooronbai Jeenbekov dhe duke hedhur letra nga dritaret.
Gjithashtu është thënë se pjesë të ndërtesës së parlamentit duket se ishin përfshirë nga flakët.
Ndërprerja pason një ditë përplasjesh me policinë, e cila fillimisht shpërndau turmat edhe me gaz lotsjellës.
Përplasjet vijnë mes akuzave për manipulim të votave në zgjedhjet e së dielës së kaluar. /Telegrafi/