Telegrafi

Pas transferimit të Neymarit, acarohen marrëdhëniet PSG-Barcelona

Paris Saint-Germain tashmë i ka rrëmbyer Barcelonës sulmuesin Neymar Jr.

Braziliani ka paguar vet klauzolën e largimit që kapte shifrat prej 222 milionë euro dhe dje është bërë edhe zyrtarisht lojtar i gjigantit francez.

Kjo ka bërë si duket të acarohen marrëdhëniet e mira mes nënkampionit të Francës dhe atij të Spanjës.

Josep Vives,zëdhënësi i klubit katalonas ka pohuar për mediat spanjolle se është e qartë se parisienët nuk janë në nivelin e tyre.

“Ne të gjithë kemi një stil, por është e qartë se PSG nuk është në një nivel si ne. Barca është e ndryshme, nuk shqetësohemi për këtë. Nuk do të shpenzojmë energji rreth kësaj, do fokusohemi në punët toma”, tha Vives.

Ndryshe, Neymar është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit duke lënë pas edhe Paul Pogban, i cili kushtoi mbi 110 milionë euro. /Telegrafi/