Telegrafi

Pas transferimit të Haxhimusës, Drita rinovon me dhjetë lojtarë

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Drita ka bëtë të ditur se ua ka rinovuar kontratat katër lojtarëve.

“Bardhë e kaltërtit kanë siguruar vazhdimin e kontratave me lojtarët të cilët me përfundimin e sezonit 2017/2018 mbetën lojtarë të lirë”, shkruan në një njoftim të klubit në Facebook dhe pastaj përmes fotografive tregohen rinovimet.

Ardian Limani e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2019, derisa Fidan Gërbeshi deri në vitin 2020.

Në bazë të kontratave të reja, Xhevdet Shabani dhe Bujar Shabani do të jenë pjesë e kampionit të Kosovës deri në vitin 2022.

Endrit Krasniqi e ka vazhduar qëndrimin edhe për një vit (2019), Viktor Kuka deri në vitin 2020, njësoj sikur Liridon Leci (2020), Përparim Livoreka (2020), Leutrim Rexhepi (2020) dhe Denis Haliti (2020).

Kujtojmë që gjatë ditës së mërkurë, Drita e ka zyrtarizuar transferimin e ri, Betim Haxhimusa.

Lexo po ashtu Zyrtare: Betim Haxhimusa lë Gjilanin, transferohet te Drita

Sulmuesi u largua nga rivali lokal i qytetit, Gjilani, për ta veshur fanellën e kampionit të Kosovës.

Në ndërkohë, nuk janë dhënë detaje lidhur me të ardhmen e Kastriot Rexhës, Haxhi Nezirajt dhe Drilon Musajt.

Po ashtu, pritet të shihet se cili do të jetë vendimi për të ardhmen e trajnerit Bekim Isufi. /Telegrafi/