Site icon Telegrafi

Pas transferimit të Dwane Miner, KB Trepça ua vazhdon kontratat basketbollistëve dhe konfirmon trajnerin Ilir Selmani

Klubi basketbollistik Trepça ka njoftuar se ua ka vazhduar kontratat disa prej basketbollistëve që i ka pasur në radhët e veta edhe në edicionin e kaluar.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale bëhet e ditur se kontrata iu janë vazhduar basketbollistëve Besnik Azemi, Imer Tahiri, Valdrin Haxhiu e Agon Selmani.

Njëherësh, bëhet e ditur se skuadrën do ta dreetojë trajneri Ilir Selmani duke u asistuar nga Gazmend Asllani.

“Zyrtare: Me pëlqimin e tyre, KB Trepça vazhdon edhe me Besnik Azemin, Imer Tahirin, Valdrin Haxhiun, Agon Selmanin dhe të tjerët”.

“Skuadrës do t’i prijë trajneri Ilir Selmani me ndihmësin Gazmend Asllani”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lexo po ashtu Lajmet për Trepçën

Ditë më parë, Trepça e transferoi basketbollistin amerikan Dwane Miner.

Sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça do ta nisë me një përballje kundër Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version