Telegrafi

Pas trajtimit 36-ditor në Turqi, Behar Bajri i torturuar për rastin “Panda” – kthehet në Pejë me përmirësime të dukshme të shëndetit

Vrasjen e 6 të rinjve serbë në kafetirinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, autoritetet e atëhershme të regjimit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Behar Bajri.

Rasti Panda i njohur botërisht tanimë siç edhe pranimi i vet Beogradit zyrtar se vrasja e të rinjve në Pejë nuk ishte bërë nga Behari me shok, por nga vet Serbia.

Lexo po ashtu Rasti "Panda", krim i fshehur

Behar Bajri pas 36 dite trajtimi në Turqi po kthehet në Pejë me shpresën e jetës.

Bajri nga mjekët në Turqi ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Shizofrenisë – prishje e ndjenjave dhe harresë.

Mirëpo pas 36 ditëve trajtimi në Turqi i mundësuar nga Fondacioni “Avni Hyseni” dhe bamirësit tjerë, nesër me 28 shtator ai do të kthehet në Kosovë me një ndryshim shumë pozitiv nga gjendja që kishte para nisjes për trajtim.

“Behari duhet të vazhdoj me trajtim përmes terapisë të përcaktuar nga mjekët në Turqi. Familja Bajri do të kenë komunikim të vazhdueshëm me spitalin në Turqi për t’ia përcjellë gjendjen e tij pas kthimit në Pejë dhe përshtatjes në gjirin familjar po edhe me njerëz në qytet”, njofton Fondacioni “Avni Hyseni”.

“Nga sot është shumë e rëndësisë që të gjithë duke fillua nga familje po edhe të gjithë ne të jemi afër Beharit duke e mbështetur e duke i dhënë forcë që beteja e tij shëndetësore të jetë më e lehtë dhe ky trajtim të ketë edhe suksesin të plot”.

Shpenzimet e trajtimit dhe udhëtimin e Beharit po edhe përcjellësit, vllaut Hajdar Bajri për udhëtim, terapia pas trajtimit si dhe shpenzime tjera në Turqi janë 37.000 €.

Këto para janë të mbuluara falë mbështetjes së bamirësve dhe iniciativën e Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, të cilët besuan shumë se Behari e meriton një mundësi te tillë trajtimi./Telegrafi/