Site icon Telegrafi

Pas trajnerit të ri, Daishon Knight është përforcimi më i ri i Bashkimit

Klubi basketbollistik i Bashkimit ka angazhuar transferimin e ri, Daishon Knight.

Basketbollisti që ka ardhur nga liga e Turqisë, pritet të debutojë të mërkurën kundër Trepçës.

“KB Bashkimi përforcohet me transferin e ri, Daishon Knight, që vjen nga TBL e Turqisë”.

“Knight ka një mesatare prej 12.9 pikëve, 2.1 asistime 4 kërcime. Knight pritet të debutojë nesër kundër Trepçës dhe ne i dëshirojmë shumë suksese”, thuhet në njoftimin e Bashkimit në Facebook.

Ditë më parë klubi nga Prizreni e ka angazhuar edhe trajnerin Fotis Takianos, i cili e nisi aventurën e tij me përballjen ndaj Kerasan Prishtinës.

Lexo po ashtu Bashkimi mposht Kerasanin në kryeqytet

Ai e filloi me këmbë të mbarë drejtimin e bashkimit, pasi regjisotri fitore prej 101-66 në kryeqytet. /Telegrafi/

Exit mobile version