Tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Itali.
Epiqendra e tërmetit, raportojnë mediat italiane është në Molise, 4 kilometra larg Montecfone në provincën e Campobasso, në një thellësi prej 9 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë në Puglia, Lazio, Romë, Abruzzo. Ende nuk raportohet për dëme material apo shtëpi të dëmtuara, por mësohet se lëkundjet kanë qenë të forta.
Abruzzo është zona që u prek në vitin 2009 nga një tërmet i fuqishëm ku pati mbi 300 viktima, ndërsa vitin që shkoi një tjetër tërmet preku provincën e Aquilas, ku pati mbi 200 viktima.
Ndërkohë, përcjell javanews.al, shteti italian është në këmbë për të përballuar katastrofën e urës në Xhenova, shembja e së cilës u mori jetën së paku 38 personave.