Telegrafi

Pas tragjedisë në Kaçanik, varrosen prindërit dhe i biri dhe i falet gjaku familjes Çupi (Video)

Në fshatin Prelez i Jerlive janë varrosur tri viktimat e aksidentit që ndodhi të shtunën në Gërlicë të Kaçanikut, kur një vozitës i kamionit kaloi në shiritin e kundërt dhe goditi veturën e tyre ku ishin pjesëtarët e familjes Idrizi.

Në praninë e familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit dy prindërve Jahir dhe Naxhie dhe djalit të tyre Ebubekirit.

Në ceremoninë e varrimit i është fal gjaku familjes Çupi, anëtari i së cilës e kishte shkaktuar aksidentin. Ky akt, është vlerësuar nga hoxhallarët dhe qytetarët që morën pjesë në këtë varrim.

40-vjeçari Ebubekir Idrizi la pas vetes nusen me dy vajza. /Klan Kosova/