Telegrafi

Pas tradhtisë në Turqi vjen “lufta” për Jeremy Meeks?! (Foto)

Pas javës së pushimit në Bodrum të Turqisë, Jeremy Meeks është rikthyer i vetëm në Los Anxhelos.

“Krimineli më i bukur në botë” u fotografua në një jaht superluksoz së bashku me vajzën e biznesmenit të “TopShop”-it, Sir Philip Green.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto)

Menjëherë ndaj Jeremy vërshuan kritikat nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale për tradhëtinë ndaj bashkëshortes së tij me të cilin ka një lidhje 8 vjeçare.

Tashmë aventura me Chloe Green në Turqi përfundoi dhe Jeremy është rikthyen në Los Anxhelos ku pritet përballja me bashkëshorten e tij.

Jeremy Meeks është baba i tre fëmijëve. Ai u dënua me dy vite burg në 2014-n, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij, ndërsa menjëherë sapo u lirua nga burgu siguroi shpejt edhe një kontratë si model. /TCH/Telegrafi/