Një moment tërësisht ia ndryshoi jetën. Deri në atë ditë fatale të vitit 1993, Monica Seles ishte lojtarja më e mirë në botë në tenis.
Ajo arriti në çerekfinale të turneut në Hamburg dhe u duk se gjithçka ishte në rregull.
Pastaj, tifozi gjerman Ganter Parham kërceu nga shkallët e stadiumit dhe e theri me thikë, transmeton Telegrafi.
Nga dhimbjet pas shpine kurrë nuk u shërua. Në fakt, plaga iu shërua, por jo ajo psikologjike. Monica ka zbuluar një tjetër mister të jetës pas aksidentit.
“Një kohë të gjatë e kam mbajtur këtë për veten time, por sulmi me thikë më la një ‘njollë’ të pazakontë në jetë. Së bashku me frikën dhe fobinë, tani nuk mund ta kontrollojë oreksin. Kjo vazhdoi për vite me radhazi. Nuk mund ta pranoja se diçka nuk mund ta mbaja nën kontroll. Unë ha sasi të mëdha të ushqimit në një kohë të shkurtër dhe kjo kishte efekt të keq në përgatitjen fizike pas kthimit në fushë”, tha Seles për një revistë amerikane.
Vlen të theksohet agresori nuk ka qenë kurrë në burg, pasi që u zbulua se ka probleme psikologjik dhe ka shërbyer vetëm dy vjet në një institucion të veçantë. /Telegrafi/