Site icon Telegrafi

Pas Thaçit në Grackë, a do të shkojë Nikoliq në Reçak?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vënë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore për 14 serbë të vrarë në vitin 1999 në fshatin Grackë të Lipjanit, një gjest ky që ka zgjuar reagime të shumta tek opinioni në Kosovë.

Deri sa pala serbe ende nuk gjen forcë që të pranojë përgjegjësitë e veta për ngjarjet e tmerrshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në fund në Kosovë, presidenti Thaçi, gjatë vizitës në Grackë ka shprehur keqardhje për të gjitha viktimat dhe ka kërkuar drejtësi për viktimat si dhe ka kërkuar që të zbardhet fati i të pagjeturve, transmeton lajmi.net.

Ishte vet Thaçi, atë kohë si kryeministër, ai që filloi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që solli nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, në prill të vitit 2013.

Pyetja që shtrohet është nëse serbët e Kosovës janë në gjendje të pranojnë krimet që janë bërë në Kosovë në emër të tyre; dhe nëse Serbia është e gatshme të pranojë se ka kryer krime në Kosovë, krime që sollën edhe intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare në vitin 1999.

Dhe, mbi të gjitha, a janë gati liderët e Serbisë që të shkojnë të përulen në Reçak apo në ndonjë fshat tjetër të Kosovës ku forcat serbe kanë kryer krime, transmeton lajmi.net

Vet Thaçi, duke folur për hapat e tij që nga dialogu e deri te vizita në Grackë, thotë se “këtë e bën për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe të rajonit”. /lajmi.net/

Exit mobile version