Sot është tetë-vjetori i shpërthimit famëkeq të Gërdecit, pranë Vorës, që i mori jetën 26 qytetarëve të pafajshëm.
Për ngjarjen e rëndë ka ende shumë pikëpyetje dhe pritet ende që drejtësia të bëjë të vetën dhe të dënojë të gjithë përgjegjësit.
Ndërkohë, një video e re, që duket se është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi privat, e tregon edhe nga më pranë shpërthimin tmerrshëm, shkruan mapo.al.
Kërpudha me valë dhe flakë që ngrihet vetëm pak pas kodrës ku ndodhet një karburant në Vorë është vërtet drithëruese.
Video e papublikuar më parë. Ky është momenti i shpërthimit në Gërdec, 8 vite më parë!
Posted by Telegrafi.com on Tuesday, 15 March 2016