Site icon Telegrafi

Pas tetë orësh luftë me zjarrin, shuhen të gjitha vatrat aktive në Gjirokastër

Pas 8 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e Gjirkastrës, Dropullit e Libohovës kanë arritur të shuajnë të gjitha vatrat aktive.

Operacioni për shuarjen e zjarrit masiv të rënë ditën e djeshme në Topullaraj arriti të përfundonte në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës. Falë ndërhyrjes u largua rreziku nga fshatrat Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat.

Në vendngjarje po vijojnë të qëndrojnë një grup prej 50 ushtarësh për fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit. /Telegrafi/

Exit mobile version