Site icon Telegrafi

Pas tetë abortimeve, Gabrielle Union dhe Dayne Wade bëhen prindër

Dwyane Wade dhe Gabrielle Union (Getty Images)

Gabrielle Union dhe Dwayne Wade kanë një arsye më tepër për të qenë të lumtur gjatë ditës së sotme.

Dyshja janë bërë prindër të një fëmije që në jetë e solli një nënë surrogate në pamundësi që ta lindje aktorja hollivudiane.

Në fakt, ylli i filmit “Bring It On” gjatë katër vjet martese me yllin e basketbollit amerikane kishte abortuar tetë herë.

Në fillim ajo nuk donte fëmijë, në librin e saj “We’re going to need more wine”, 44 vjeçarja u hap me lexuesit dhe fansat për shqetësimet j lidhur me abortet dhe se sa e vështirë ka qenë për të, të mos jetë në gjendje të mbajë në bark beben dhe të bëj lindje normale.

Dyshja ka publikuar një fotografi pranë fëmijës së sapolindur teksa shihet tejet të lumtur në krah të vogëlushit.

“Jemi pa gjumë por shumë të emocionuar ta ndajmë këtë me ju, mrekullia jonë, vajza jonë, mbërriti më në fund dhe përgjithmonë do të ngulitet në zemrat tona si gjëja më e bukur në botë që na ka ndodhur”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Unionin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në projekte të reja filmike gjersa Wade në aksione të reja në NBA. /Telegrafi/

Exit mobile version