Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se pas testimit për COVID-19, rezultati i tij ka dalë pozitiv.
Këtë Lladrovci e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se ka vetëm temperaturë dhe se ndjehet mirë.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.
Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.
Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.
Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën! /Telegrafi/