Tërmeti i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit që goditi Turqinë, ua mori jetën të paktën katër personave, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Mediat turke raportojnë se menjëherë pas dridhjeve të fuqishme shumë banesa janë shembur, ndërsa një pamje tjetër rrëqethëse është kapur nga kamerat e mediave turke, transmeton Telegrafi.
Një kompleks i ndërtesave gjigante pas dridhjeve u përfshi nga zjarri, kurse ekipet emergjente që dolën në vendin e ngjarjes për t’i ndihmuar personat e ngujuar brenda, kanë pranuar se ishte gypi i gazit natyror që shpërtheu dhe shkaktoi shpërthim të fuqishëm.
Në anën tjetër autoritetet lokale kanë bërë thirrje që të shmanget frekuentimi pranë ndërtesave të larta, nga frika se ato mund të jenë shkatërruar dhe rrezikohen të shemben dhe të përfundojnë mbi kokat e tyre. /Telegrafi/